Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

AGRO (Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale)

about-photo_v2

USAID, përmes Programit të vetë pesë-vjeçar Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) fokusohet kryesisht në rritjen e produktivitetit bujqësor, tregtueshmëri, dhe përgjegjshmëri në tregje dhe do të rrisë qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e agrobizneseve Kosovare që synohen në tregjet e brendshme dhe të eksportit. Strategjitë e propozuara të programit janë si vijon:

Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të pjesëmarrësve kyç të zinxhirit të vlerës
Fokusi është kryesisht në ndërtimin e qëndrueshmërisë së pjesëmarrësve/partnerëve strategjik kyç të zinxhirit të vlerës, blerësve/grumbulluesve të mëdhenj, përpunuesve, qendrave të grumbullimit dhe qendrave të paketimit, prodhuesve dhe shoqatave të prodhuesve.

Rritja në përvetësimin e kulturave dhe teknologjive

Programi punon me partnerët strategjikë për të futur furnizimin e inputeve (përmirësimin e farës dhe materialit fidanor, plehërimin, dhe produktet për mbrojtjen e bimëve), qasje në pajisje moderne, si dhe shërbime teknike që nxisin përvetësimin e teknologjive të reja, në shërbimet që ata ofrojnë për të kontraktuar kultivuesit. Në këtë mënyrë partnerët strategjikë, gjithnjë e më shumë, do të zhvillojnë ekonominë bujqësore në Kosovë.

Programi punon me zinxhirët kryesor të vlerës për pemë (mollë, dardhë, vishnje dhe rrush tryeze); pemë të imëta (mjedër, boronicë, dredhëz); perime (spec, domate, kornishon, marule dhe asparag); bimë mjekësore dhe aromatike të kultivuara dhe për sektorin e blegtorisë promovimin e shitjeve të qumështit të lëngshëm në Kosovë.

Lidhja e produkteve me tregjet
Programi do të rrisë furnizimin, kontraktimin në mes të prodhuesve dhe grumbulluesve, zyrtarizimin e kontratave afatgjata të furnizimit me supermarketet dhe hotelet lokale. Integrimi i më shumë aktorëve, veçanërisht të rinjve në shërbimet e shpërndarjes gjithashtu do të ndihmojë në masë të madhe për të lidhur prodhimin me tregjet. Përmirësimi i etiketimit dhe paketimit të produktit, dhe administrimi i ngjarjeve promovuese të prodhimit, do të përmirësojë përceptimin publik të, dhe së fundi rritjen e kërkesës për, produkte bujqësore të prodhuara në Kosovë.

Adresimi i çështjeve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimit
Qasja në përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe miratimi i standardeve të cilësisë përqendrohet në katër nivele të ndryshme: 1) ngritjen e vetëdijes publike lidhur me standardet e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit; 2) ndërtimin e kapaciteteve lokale dhe të infrastrukturës së nevojshme për të këshilluar dhe kontrolluar fermerët dhe agrobizneset në lidhje me certifikimin për siguri dhe cilësi ushqimore; 3) krijimin e organeve lokale të certifikimit (ose degëve lokale të organeve certifikuese të bazuara në BE); dhe 4) ndihmën e dhënë Partnerëve Strategjikë për të siguruar certifikimet për cilësi.