Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

AGRO nënshkruan grantin që mbështet sektorin e boronicës

AGRO nënshkruan grantin që mbështet sektorin e boronicës

15 nëntor, 2019 – Sot, programi AGRO i USAID-it i dha një shtytje tjetër sektorit të boronicës duke nënshkruar një grant me kompaninë Santefruit nga Podujeva. E themeluar në vitin 2015, Santefruit kultivon mjedra të cilat shiten si produkt i freskët në qendra të grumbullimit vendore, si dhe boronica të cilat parakontraktohen dhe eksportohen menjëherë në tregjet e Bashkimit Evropian. Përmes këtij granti, Santefruit synon të shfrytëzojë nivelin e saj të lartë të njohurive dhe përvojës në kultivimin e frutave dhe teknikat e marketingut për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e boronicave të kultivuara në Kosovë. Kompania do të zgjerojë plantacionet e saj të boronicës me 6 hektarë, duke rritur prodhimin e përgjithshëm në 12.2 hektarë boronicë. Ky grant u financua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës (MBPZHR).