Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

AGRO nënshkruan grantin që mbështet sektorin e dredhëzave

AGRO nënshkruan grantin që mbështet sektorin e dredhëzave

15 tetor, 2019 – Sot, programi AGRO i USAID-it i dha një shtytje tjetër sektorit të dredhëzave duke nënshkruar një tjetër grant me qendrën e grumbullimit Fresh Fruit nga komuna e Graçanicës. Kjo qendër grumbullimi e themeluar në vitin 2014, e cila merret me prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve pyjore jo-drusore (PPJD-ve) do të marrë ndihmë në vlerë prej 129,137€. Granti është një kontribut për ngritjen e 8 hektarëve plantacione me dredhëza dhe zgjerimin e qendrës së grumbullimit. Ky grant u financua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) e Kosovës.