Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

Dita fushore në Agroshqiponja në Malishevë

Dita fushore në Agroshqiponja në Malishevë

2 gusht, 2019 – Partneri strategjik dhe grantmarrësi i Programit, Agroshqiponja, organizoi një Ditë Fushore duke ftuar palët e interesuara të bashkohen në vitin e tyre të suksesshëm të punës. Pjesëmarrësit patën rastin të shohin kultivimin e BMA-ve, si dhe të BMA-ve të thara që ata i grumbullojnë nga gratë fermere të zellshme nga ky rajon. Gjatë ditës fushore, pronari Shefqet Krasniqi, gjithashtu dha certifikata mirënjohjeje për bashkëpunëtorët e tyre më të rëndësishëm. Kompania së pari filloi me grumbullimin e BMA-ve të egra dhe frutave të egra në vitin 2005. Sot ajo vepron si një qendër grumbullimi që merret me grumbullimin, kultivimin dhe përpunimin e BMA-ve, erëzave dhe frutave të egra. Aktualisht, kompania ka një rrjet shtrirjeje prej 25 pikash nën-grumbulluese dhe është e pajisur me objekte moderne të tharjes. Kompania gjithashtu është certifikuar me standardin e certifikimit organik AOS për produktet e saj, të cilat ia shet në tërësi përpunuesit dhe eksportuesit kryesor të BMA-ve, kompanisë Agroproduct nga komuna e Istogut.