Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

Dy grante të reja mbështesin sektorin e pemëve të imëta të Kosovës

Dy grante të reja mbështesin sektorin e pemëve të imëta të Kosovës

24 shtator, 2019 – Kompania Hit Flores nga komuna e Dragashit, një nga grumbulluesit më të mëdhenj të pemëve të imëta të kultivuara dhe produkteve pyjore jo-drusore, mori ndihmë në formën e një granti nga USAID-i dhe Ministria e Bujqësisë të Kosovës në shumë prej 135,251 Euro. Përmes këtij projekti, qendra e grumbullimit do të hyjë në kultivim në shkallë të gjerë të dredhëzave industriale dhe mjedrave në 8 hektarë, në bashkëpunim me fermerët e kontraktuar. Asistenca do të kontribuojë gjithashtu në rritjen e kapaciteteve përpunuese të qendrës së grumbullimit duke prezantuar një gamë të pajisjeve përpunuese të pemëve të imëta. Përveç kësaj, kompania tjetër e suksesshme e kultivimit të boronicës, Boost Berries, nga Vitomirica e komunës së Pejës, do të mbështetet me një grant që kap shumën e përgjithshme 162,000 Euro, për ngritjen e 10 hektarëve shtesë të pemishteve të reja me boronica. Mbështetja shkon drejt kultivimit modern të boronicave me teknologjitë më të fundit të ujitjes dhe plehërimit. Kombinimi i mbështetjes teknike do të mundësojë prodhimin e rendimenteve fitimprurëse dhe të qëndrueshme, ruajtjen e cilësisë së prodhimit në afat të gjatë dhe përmbushjen e kërkesave ndërkombëtare të cilësisë. Kultura e boronicës është e destinuar për tregjet e BE-së, duke shfrytëzuar vjeljen e hershme të sezonit që mund të arrihet në regjionin e Dukagjinit. Këto grante u financuan nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) të Kosovës.