Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale

Përurimi i Qendrës së Re të Grumbullimit – Biofruti, Kaçanik i Vjetër

Përurimi i Qendrës së Re të Grumbullimit – Biofruti, Kaçanik i Vjetër

25 qershor, 2019 — Sot, në komunën e Kaçanikut u përurua objekti i ri i qendrës së grumbullimit të BMA-ve (Bimëve Mjekësore dhe Aromatike) nga Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë Colleen Hyland, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Ministrja e Bujqësisë, Kryetari i Kaçanikut dhe pronarja e Biofrutit. Një tharëse e re e BMA-ve u instalua gjithashtu në objektin e ri të qendrës grumbulluese Biofruti. Objekti dhe pajisjet e reja të dhuruara nga USAID-i do të rrisin kapacitetet grumbulluese dhe tharëse për 40 fermere gra, të cilat kultivojnë dhe grumbullojnë BMA dhe PPJD (Produkte Pyjore Jo-Drusore) në regjionin e Kaçanikut dhe Ferizajt.